coe_logo
  

 

 



Komiteti i Ministrave: Mbretėria e Bashkuar i dorėzon Kryesinė Shqipėrisė
William Hague, William Hagë, Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar,  i dorëzon kryesinë Edmond Haxhinastos, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Sesioni i 122-të i Komitetit të Ministrave u mbajt në Strasburg nën kryesimin e William Hagë, Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.Takimi përfundoi kryesimin gjashtë mujor të Komitetit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, me qendër kryesisht në kërkimin e mjeteve për të garantuar efektivitetin e vazhdueshëm të Konventës Evropiane për sistemin e të Drejtave të Njeriut.

Në mbyllje të takimit, pasi paraqiti një inventarizim të Kryesisë së tij, zoti Hague i dorëzoi zyrën e kryetarit Z. Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili më pas paraqi prioritetet për gjashtë muajt e vendit të tij në post. Në atë moment, kryetari i ri i Komitetit të Ministrave iu referua raportit "Grupi i personave të famshëm" duke vënë në dukej çështjen "të jetojnë së bashku në diversitet" si një sfidë e madhe e shekullit të 21-të. Z. Haxhinasto theksoi se, nisur nga kjo vendosmëri, Kryesia shqiptare do të ketë "Të bashkuar në diversitet" si moton e saj udhëzuese.

- Kryesia Britanike e Komitetit të Ministrave
- Kryesia Shqiptare e Komitetit të Ministrave


Last updated 2012-05-23 07:54:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top