coe_logo
  

 

 



Terry Davis: Diversiteti Kulturor - urė ndėrmjet kulturės sė trashėguar dhe kulturės sė tė ardhmes
Fjalim nga Terry Davis
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës
Forum i Kryetarëve të Shteteve të Europës Juglindore

Rumani 7-8 JQershor 2007

Në Mars 2004, gjatë trazirave në Kosovë shumë objekte të Kultit Ortodoks Sërb, u dëmtuan nga grupe ekstremistësh. Është incidenti më i fundit por shumë larg të qënit një incident i izoluar në Ballkan këto 15 vitet e fundit lidhur me trashëgimninë kulturore dhe fetare. Njerëz nga të dyja anët e konfliktit kanë sulmuar qëllimisht kishat, manastiret dhe monumente të tjera kulturore dhe fetare. Xhamia Ferhadija në Banja Luka, Ura e vjetër e Mostarit, dhe qyteti i Dubrovnikut – pjesë të pazëvendësueshme të trashegimnisë sonë - janë vënë në shënjestër nga kriminele të verbuar nga urrejtja të vilët janë përpjekur jo vetëm të vrasin njerëz por edhe të shuajnë memorjen dhe trashegimninë e tyre.

 Unë sjell ndërmënd gjithashtu atë c’kam parë vet – në Kaukazin Jugor- statujat e poetëve dhe artistëve të cilat qëllimisht janë trajtuar si objekt sulmi nga njerëz të një komuniteti tjetër. Ka raporte që deshmojnë për një shkatërrim të qëllimshëm të monumenteve në vareza në Kaukazin Jugor dhe gjetkë. 
Nëse jeni duke kërkuar prova bindëse për rëndësinë e trashëgimnisë kulturore për dialogun interkulturor – kjo është një provë. Nëse kultura dhe historia nuk do të këtë potencial kaq të madh për hapje, dialog, tolerance, dhe miëkuptim midis popujve – atëherë njerzit që kundërshtojnë këto vlera nuk do të mundoheshin kaq shume për ti shkatërruar ato. Këto njerëz përfaqësojnë nje minoritet të vogël por ata shkatërrojnë – ose përpiqen të shkatërrojne- atë që na përket të gjitheve ne, dhe që është pjese e memorjes së përbashkët të njerzimit si një i tërë.
Objektet e kultit të shkatërruara në Kosovë po riparohen sot nga Sërbët e Kosovës dhe Shqiptarët e Kosovës që janë duke punuar së bashku. Lajmi i mirë është që rikonstrusioni i dëmtimeve fizike në Kosovë po shndërrohet në një mundësi për të rindërtuar mardhëniet multi-etnike dhe besimin.
Këshilli i Evropës ka  një rol drejtues në këtë në këtë ndërmarrje. Ne drejtojmë “ Komisionin e Zbatimit të Rikonstruksionit të Objekteve të Kultit Ortodoks Serb në Kosovë”, i cili ngrit bashkë me BE me kërkesë të UNMIK për të mbikqyrur proçesin e rikonstrusionit. Në Komision përfshihen përfaqësues nga Kisha Ortodokse Serbe, ekspertë nga Beogradi e Prishtina, dhe përfaqësues nga qeveria Serbe dhe Institucionet e Përkohshme të Vetqeverisjes së Kosovës. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të vlerësuar të gjithë ata që janë përfshirë dhe ti inkurajoj në vazhdimsinë e mbështetjes së këtij projekti, rëndësia e të cilit shkon përtej rikonstrusionit fizik të 34 objekteve nën mandatin e Komisionit.
Kjo eksperiencë kosovare është një ilustrim i  mirë i dy pikave kyçe: rëndësisë së trashëgimnisë kulturore për dialogun multikulturor dhe  kuptimi i rëndësisë së madhe të veprimit. Të bësh deklarata është mirë por nëse ato mbeten ne letër nuk kanë vlerë. 
Sigurisht që puna e Këshillit të Evropës në ruajtjen e trashëgimnisë kulturore dhe nxitjen e diversitetit kulturor nuk është e kufizuar vetëm ne situatat post-konfliktuale. 
Që në 2003, “Programi Rajonal për Trashëgimninë Kulturore dhe Natyrale në Evropën Juglindore” i Këshillit të Evropës i zbatuar me mbështetjen e Komisionit Evropian  ka ndihmuar vëndet pjesmarrëse për të pregatitur kornizën institucionale dhe ligjore dhe të ngrenë ekspertizë e cila është esenciale për politikat e trashëgimnisë rajonale si një burim i qëndrueshëm zhvillimi ekonomik dhe social. Projektet e Këshillit të Europës si “Korridoret Kulturore” ose “Qytetet Interkulturore” krijojnë mundësi për të kaluar nga deklaratat në praktikë, nga menaxhimi i tensioneve interkulturore në zhvillimin e politikave dhe qeverisjes interkulturore dhe të kthejë diversitetin nga një kërcënim në një aset/vlerë.
Programet e Këshillit i Europës si Ditët e Trashegimnisë Europiane, i cili do të lançohet këtë vit në Serbi dhe Rrënjet e Kulturëe Europiane janë mjete praktike për rritjen e ndërgjegjsimit rrëth diversitetit kulturor dhe trashëgimnisë, brënda dhe jashtë kufijve tanë. Vitin e kaluar gjatë Ditëve të Trashëgimnisë Europiane, 20miljon njerëz nga gjithe Europa patën mundësinë të mësonin rreth traditave të tyre dhe më shumë se 5 miljon njerëz vizituan objekte të Rrenjve të Kulturës Europiane – e cila fokusohej në shkëmbimin e kulturave dhe trashëgimnisë rajonale.
 Të gjitha këto programe dhe aktivitete të Këshillit të Europës kanë një parim kryeosr të përbashkët. Ato sjellin trashegimninë kulturore tek njerzit dhe i ndihmojnë ata të mësojnë rreth tyre dhe të tjerëve. Ato aktivizojnë njerëz të kulturave të ndryshme dhe të origjinave të ndryshme etnike, të jetojnë krah për krah, të veprojnë së bashku, të zbulojnë së bashku, të pranojnë dhe të respektojnë njëri –tjetrin.
Do të doja të falenderoja mikpritësit Rumunë për organizimin e kësaj konference dhe të shpreh në emër të Këshilit të Europës gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë vëndet pjesmarrëse dhe organizatat në mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimnisë kulturore, diversitetit kulturor dhe dialogut interkulturor. Si konkluzion do të doja të përsërisja dhe njëhere: sot kemi fjalët, nesër duhet të kemi vepra.
 
Faleminderit shumë




Last updated 2007-06-08 05:07:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top