coe_logo
  

 

 

Emri :




::MBËSHTETJE PËR QENDRUESHMËRINË E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS (Kohëzgjatja:18 muaj)

Objektivi kryesor:
Objektivi kryesor i projektit është të përmirësojë efektivitetin e sistemit gjyqësor nw Shqipwri, nëpërmjet sigurimit të qendrueshmërisë së Shkollës së Magjistraturës, ngritjen e cilësisë së trainimit fillestar dhe të vazhduar të Shkollës së Magjistraturës dhe forcimit të kapaciteteve menaxhuese të saj. 

Objektivat specifike:
Objektivi specifik i projektit, është mbështetja e Shkollës së Magjistraturës si një institucion  self sustainable i gjyqësorit në Shqipëri.

Në mënyrë më specifike, objektivat janë :

(1) Forcimi i kapaciteteve menaxhuese dhe operacionale të Shkollës së Magjistraturës, përfshirë këtu dhe qendrueshmërinë financiare (bazuar kryesisht në burimet kombëtare dhe zhvillimin institucional)
(2)Përmirësimi i cilësisë së trainimit fillesar dhe të vazhduar organizuar nga Shkolla e Magjistraturës
(3) Arritja e nje niveli të lartë profesional të magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë)

Aktivitetet e propozuara kanë si qëllim zbatimin e planit strategjik të hartuar nga Shkolla e Magjistraturës për përiudhën 2006 – 2015.

Grupet e synuara:

Synimi kryesor ështe Shkolla e Magjistraturës, stafi administrativ dhe pedagogjik, si edhe studentët e shkollës.

Ky program synon gjithashtu dhe stafin e ngarkuar me planifikimin e programit të trainimit fillestar dhe të vazhduar, hartimin e materialeve të trainimit dhe menaxhimin financia dhe të burimeve njerëzore të shkollës.

Përfituesit:

Përfitues të drejtpërdrejtë të rritjes së qendrueshmërisë së Shkollës së Magjistraturës janë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë.

Qytetarët dhe shoqëria Shqiptare janë natyrisht përfituesit kryesorë të përmirësimit të cilësisë së sistemit të drejtësisë dhe sistemit të arsimit në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit.

Menaxhimi dhe implementimi:

Jean CLAUS
Menaxher projekti
Tel +33 3 88 41 21 36,
fax +33 3 88 41 27 36
email: Jean.Claus@coe.int

Laurela MUCA SHYTAJ – Këshilltare Ligjore Lokale, Tiranë
Tel: +355 (0) 4 22 34 375
Fax: +355 (0) 4 22 48 940
E-mail: laurela-muca.shytaj@coe.int






Last updated 2008-10-21 09:07:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top