coe_logo
  

 

 


:: Çfarë është Zyra e Këshillit të Evropës

Zyra e Këshillit të Evropës (KiE) është ngritur në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërise dhe Këshillit të Evropës në Qershor të vitit 2003.

Zyrat e Këshillit të Evropës jane ngritur si institucione të Këshillit të Evropes, sipas rezolutes (99)9, miratuar nga Komiteti i Ministrave në 28 Qershor 1999, në takimin e 677bis të zv.ministrave me synim fuqizimin e Qendrave të mëparshme të Informacionit dhe Dokumentacionit.

:: Statuti dhe funksionet kryesore:
  • Shpërndarja e informacionit mbi Këshillin e Evropës, aktiviteteve dhe standarteve të tij;
  • Asistencë për individë të ndryshëm, OJQ-ë, apo institucione politike për të kontaktuar me Këshillin e Evropës, apo për informacion rreth aktiviteteve të tij;
  • Kontribut dhe mbështetje për implementimin e programeve të bashkëpunimit dhe projekteve të tjera të Këshillit të Evropës në Shqipëri;
  • Dhënia e ndihmës për të forcuar bashkëpunimin e Këshillit të Evropës me organizatat e tjera ndërkombëtare që janë aktive në fusha të ngjashme në Shqipëri;
  • Përkthime, botime dhe shpërndarje e materialeve të Këshillit të Evropës dhe dokumenteve të tjera përkatëse me interes të veçantë;
  • Ndihmë për implementimin e strategjisë së Këshillit të Evropës, në veçanti në lidhje me qarqet profesionale që lidhen me punën dhe aktivitetet e Këshillit të Evropës dhe medias;
  • Organizimi i seminareve, tavolinave të rrumbullakëta, konferencave dhe intervistave me përfaqësuesit e shtypit dhe organeve shtetërore etj, mbi aktivitetet e Këshillit të Evropës;
  • Organizimi i ekspozitave apo fushatave ne nivel kombëtar me fokus marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës dhe identitetit Evropian në përgjithësi (si Vitet Evropiane, konkursi “Evropa në Shkollë”, Ditët e trashëgimisë Evropiane, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, etj);
  • Promovimi i Këshillit të Evropës nëpërmjet medias (si asaj te shkruar dhe elektronike), në formën e konferencave të shtypit, përkthimeve dhe shpërndarjes se njoftimeve për shtyp, shpërndarjes së materialeve përkatëse në gazeta dhe programe radiofonike, etj.;
  • Krijimi i kontakteve dhe partneriteteve me organet dhe figurat më të rëndësishme të shoqërisë civile që punojnë në fushën e demokracisë, ligjit dhe të drejtave te njeriut;
  • Dhënia e informacionit rreth Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë
Sheshi Skenderbej
Pallati i Kulturës
Kati i pare,
Tiranë
Tel: 00355 (4) 2228419
Fax: 00355 (4) 2248940
E-mail: informtirana@coe.int
Internet: http://www.coe.al


Last updated 2013-10-11 03:49:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top