:: Përshkrim i shkurtër
"Të gjithë të ndryshëm – Të gjithë të barabartë" është thirrja e Këshillit të Evropës për Diversitet, të Drejtat e Njeriut dhe Pjesëmarrje.
Në vitin1995 – 50 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore – Këshilli i Evropës zhvilloi një fushatë të quajtur “ Të Gjithë të Ndryshëm – Të Gjithë të Barabartë” me qëllim forcimin e luftës kundër racizmit, anti-Semitizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës.
Megjithatë edhe 10 vjet me vonë kjo përpjekje ende vazhdon. Për këtë arsye, nga qershori i vitit 2006 deri në shtator të vitit 2007, Këshilli i Evropës do të zhvillojë një fushatë të re për Diverstetin, të Drejtat e Njeriut dhe Pjesëmarrjen, bazuar në të njëjtin sllogan dhe duke përdorur të njëjtën logo të sukseshmë.
Fushata 2006-2007 organizohet në parteritet me Komisionin Evropian dhe Forumin Rinor Evropian.
Për çfarë bën fjalë "Të gjithë të ndryshëm – Të gjithë të barabartë"?
Ai i referohet faktit që njerëzit në mbarë botën ndryshojnë në shumë mënyra, për shembull në atë që ata besojnë dhe se si ata duken, por pavarësisht nga këto diferenca ata duhet të kenë të drejta të barabarta. A e dini se në disa rajone të Evropës njerëzit me ngjyrë lëkure jo të bardhë kanë frikë të ecin vetëm në rrugë? A e dini se në disa rajone të Evropës homoseksualët nuk mund të puthen në rrugë pa pasur frikë nga ngacmimet? A e dini se në shumë rajone të Evropës pasja e një handikapi do të thotë mospjesmarrje në jetën publike? A e dini se keni të drejtë të dëgjoheni në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me çështjet e të rinjve? Kjo është ajo çka nënkupton fushata: të respektojmë diversitetin, të njohim të drejtat e njeriut dhe të veprojmë për të mbrojtur të drejtat tona si edhe të ngrihemi kundër diskriminimit të të tjerëve.