:: Media dhe demokracia
Media e lirë, e pavarur dhe pluraliste në përputhje me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është thelbësore për funksionimin e shoqërive tona demokratike.
Puna e Këshillit të Evropës në sektorin e medias fokusohet drejt:
- forcimit të lirisë së shprehjes dhe informacionit dhe nxjerrjen e lirë të informacionit dhe ideve përmes kufijve;
- zhvillimit të masave të politikës Pan-Evropiane dhe instrumenteve të tjera të duhura ligjore për këtë qëllim;
- formulimit të masave të duhura për të siguruar që ligji për median dhe politika të përshtaten me ndryshimet teknologjike, ekonomike dhe rregullatore në sektorin e medias.
::. Liria e shprehjes dhe informacionit
Deklarata Evropiane për Lirinë e Shprehjes dhe Informacionit, e miratuar nga Komiteti i Ministrave në 1982, shpreh angazhimin e qeverive të shteteve anëtare ndaj lirisë së shprehjes dhe informacionit.
::. Lehtësimi i transmetimeve ndërkufitare
Konventa Evropiane për Televizionin Ndërkufitar, hyrë në fuqi që në 1993, ka si qëllim të lehtësojë shpërndarjen e programeve televizive përtej kufijve duke garantuar lirinë e pritjes dhe ritransmetimit në territoret e palëve kontraktuese. Konventa siguron që palët kontraktuese të pranojnë një set minimum parimesh që kanë lidhje me përmbajtjen e programit, të drejtën e përgjigjes, reklamimit dhe sponsorizimit.
Dispozitat origjinale të Konventës për, midis të tjerash, juridiksionit, aksesit të publikut ndaj evenimenteve të rëndësisë madhore, reklamimit dhe shitjes së mallrave në televizion, u rishikuan në detaj nga Protokolli amendues që hyri në fuqi në 1 mars 2002. Aktualisht ka 31 Shtete palë të Konventës (duke përfshirë një shtet jo-anëtar të Këshillit të Evropës).
::. Instrumente të tjera detyruese
Marrëveshje evropiane mbi:
- shkëmbimin e programit me anë të filmave televizivë (në fuqi që nga viti 1961);
- mbrojtjen e transmetimeve televizive (në fuqi që nga viti 1961);
- ndalimin e programacionit të transmetuar jashtë territorit kombëtar (në fuqi që nga viti 1967) dhe protokollet përkatëse.
Konventat evropiane në lidhje me:
- ligjin për të drejtën e autorit në kuadrin e transmetimit ndërkufitar satelitor;
- mbrojtjen ligjore të shërbimeve bazuar, apo që përbëjnë aksesin e kushtëzuar.
Rekomandime
Komiteti i Ministrave ka adoptuar një sërë masash ligjore dhe politikash mbi aspektet e ndryshme të mas medias:
- mbrojtja e burimeve të informacionit të gazetarëve;
- media dhe zgjedhjet;
- pavarësia e transmetimeve të shërbimeve publike;
- mbrojtja e zotëruesve të së drejtave;
- transparenca dhe pluralizmi i medias;
- të drejtat ekskluzive për transmetimin e evenimenteve madhore;
- portretizimi i dhunës në median elektronike;
- “fjalimet e urrejtjes”;
- pavarësia dhe funksionet e autoriteteve rregullatore për sektorin e transmetimit;
- liria e komunikimit në Internet;
- dhënia e informacionit nëpërmjet medias në lidhje me procedurat penale;
- liria e debatit politik në media.
::. Konferenca Ministrore Evropiane për median
Konferencat Ministrore që mbahen në intervale të rregullta riafirmojnë angazhimin e lirisë së medias, adoptojnë propozimet për strategjitë e rëndësishme dhe japin direktiva për punën në të ardhmen të Këshillit të Evropës në fushën e medias. Konferenca Ministrore e vitit 2005 (Kiev, 10-11 mars) rezultoi në miratimin e tre Rezolutave dhe një Plani Veprimi për të nxitur lirinë e shprehjes, pluralizmin dhe diversitetin në shërbimet e komunikimit dhe përmbajtjes së tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut e promovuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të të gjithë individëve në Shoqërinë e Informacionit.
::. Prioritetet e tanishme
Komiteti Drejtues për Mas Median është përgjegjës për punën e tanishme në pesë tema kryesore:
- liria e shprehjes dhe informacionit në kohë krizash (kushtet e punës së profesionistëve të medias në situata krizash, si dhe përgjegjësitë e tyre duke përfshirë ato që kanë lidhje me të drejtën për jetën private dhe respektit për dinjitet njerëzor)
- diversiteti kulturor dhe pluralizmi në media në këndvështrimin e zhvillimit të ndërgjegjësimit dhe teknologjive të reja të komunikimit dhe shërbimeve
- transmetimet e shërbimit publik në Shoqërinë e Informacionit
- të drejtat e njeriut në Shoqërinë e informacionit (mbrojtja e të miturve nga përmbajtjet e dëmshme, rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm në Shoqërinë e Informacionit, promovimi i përfshirjes së sistemit dixhital me anë të edukimit për median)
- shqyrtimi i përputhshmërisë së legjislacionit të shteteve anëtare në lidhje me shpifjen në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
::. Aktivitetet për zhvillimin dhe konsolidimin e stabilitetit demokratik
Krijimi i një sistemi mediash që do të përmbushë të gjitha kërkesat e një shoqërie demokratike – veçanërisht në shtetet e reja anëtare - përbën një prioritet midis iniciativave të ndërmarra nga Këshilli i Evropës për të mbrojtur sigurinë demokratike. Programet e bashkëpunimit në fushën e medias u japin mbështetje këtyre vendeve me anë të ekspertizës legjislative, si dhe seminareve dhe workshop-eve të trajnimit për rritjen e ndërgjegjësimit për çështje të tilla si, ushtrimi i lirisë së gazetarëve, arritjet e medias dhe racizmi, mbulimi i procesit të zgjedhjeve, aksesi për informacion, etj.
::. Observatori Audiovizual Evropian
Observatori Audiovizual Evropian mbledh dhe shpërndan informacion mbi industritë audiovizuale në Evropë; është një marrëveshje e pjesshme dhe e zgjeruar e Këshillit të Evropës me 36 shtete anëtare. Edhe Komuniteti Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian, është anëtar.
Detyra e tij është që të krijojë më shumë transparencë për sektorin audiovizual në Evropë, si për profesionistët, edhe për vendimmarrësit politikë të këtij sektori.
Observatori Audiovizual Evropian menaxhon një rrjet unik informacioni duke përfaqësuar mbi 400 burime të ndryshme informacioni (partnerë, organizatat e profesionistëve, korrespondentët, etj). Falë këtij rrjeti, Observatori është në gjendje të japë informacionin përkatës dhe sa më të fundit në fushat e: tregjeve audiovizuale dhe financimeve, si dhe çështjeve ligjore audiovizuale.
Këtë informacion e bën të disponueshëm në formën e botimeve, prodhimeve dhe shërbimeve on-line, baza të dhënash pa pagesë dhe prezantime në konferenca.