:: Rinia
::. Hapja e Evropës për të rinjtë
Synimet kryesore të Këshillit të Evropës për të rinjtë janë:
- të përkrahë të rinjtë që të marrin pjesë aktive në fuqizimin e shoqërisë civile në Evropë dhe të ndihmojë ata të përmbushin sfidat e saj dhe vetë aspiratat e tyre nëpërmjet arsimin joformal dhe pjesëmarrjes;
- të nxisë dhe zhvillojë politika rinore në Evropë me theks të veçantë në qytetarinë demokratike dhe mundësitë më të mira për arsim dhe punësim.
Të rinjtë, shoqatat e të rinjve dhe rrjetet, lëvizjet civile, agjencitë qeveritare dhe ekspertët marrin pjesë në konsultimin e vazhdueshëm mbi objektivat e politikës dhe praktikën në fushën e rinisë. Këshilli i Evropës përkrah gjithashtu zhvillimin e shoqatave rinore, rrjeteve dhe iniciativave dhe nxit bashkëpunimin ndërkombëtar midis organizatave rinore.
Sektori i rinisë i Këshillit i ka vënë si prioritete vetes për periudhën 2003 – 2005:
-
Nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe paqes;
-
Edukimin në të drejtat e njeriut dhe kohezionin social;
-
Pjesëmarrjen dhe qytetarinë aktive;
-
Krijimin dhe zhvillimin e politikave të duhura rinore.
::. TRAINIME NË MEKANIZMAT RINORE EVROPIANE
Qendrat Rinore Evropiane(QRE-të)
Qendrat Rinore Evropiane në Strasburg dhe Budapest janë qendra rezidenciale ndërkombëtare trajnimesh dhe takimesh. Ekipi i tyre këshillimor jep asistencë edukative dhe teknike në përgatitjen, drejtimin dhe vazhdimin e punës në aktivitete rinore.
Çdo vit ato organizojnë kurse të ndryshme për të rinjtë që janë aktivë në organizatat dhe iniciativat rinore. Këto kurse mbulojnë aktivitetet rinore, bashkëpunimin ndërkombëtar, edukimin ndërkulturor dhe edukimin e trajnimin joformal me theks të veçantë në të drejtat e njeriut, çështjet e pakicave, dialogun ndërkulturor, qytetarinë demokratike dhe paqen. Zhvillimi i shoqërisë civile në zonat konfliktuale është një interes i veçantë.
Anëtarët e organizatave rinore takojnë ekspertë në gati 35 sesione studimore njëjavore ndërkombëtare për të diskutuar mbi një gamë të gjerë temash.
Takimet me ekspertë, seminaret dhe simpoziumet bëjnë të mundur që punonjësit rinorë të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështje të zgjedhura dhe të zgjerojnë perspektivat e tyre për politikën rinore. Politikë-bërësit e Këshillit bëjnë një studim të kujdesshëm të ideve dhe rekomandimeve të pjesëmarrësve.
::. Mbështetje financiare për projekte rinore ndërkombëtare
Këshilli i Evropës jep mbi 3 milion euro për vit për Fondacionin Rinor Evropian - European Youth Foundation (EYF) për të mbështetur aktivitetet rinore në të gjithë kontinentin. Mbi 300 000 të rinj nga shtetet anëtare kanë përfituar nga aktivitetet e EYF që nga viti 1972.
::. Të vëmë në përdorim hekurudhat në dobi të të rinjve në pozita të pafavorizuara
Këshilli i Evropës dhe Unioni Ndërkombëtar i Hekurudhave kanë bashkuar forcat për të krijuar Fondin e Solidaritetit për Lëvizjen e të Rinjve i cili mbështet projektet e lëvizjes për të rinjtë në pozita ta pafavorizuara. Që nga krijimi i tij në 1995, fondi ka mbështetur rreth 270 projekte dhe mundësuar mbi 5000 të rinj të udhëtojnë përmes Evropës për takime ndërkombëtare dhe projekte.
::. Karta Rinore për lëvizjen e të rinjve, carte blanche
Marrëveshja e pjesshme midis Këshillit të Evropës dhe Shoqatës së Kartës Rinore Evropiane jep një sistem Kartash Rinore për personat nën 26 vjeç, duke i siguruar atyre akses për të mirat dhe shërbimet që kanë nevojë për zhvillim personal dhe kulturor.
::. Puna kërkimore në mbarë Evropën
Një rrjet Evropian kërkimor evropian nxit kontaktet midis shkencëtarëve, qeverive dhe organizatave jo-qeveritare rinore dhe mbështet projekte krahasuese multikombëtare në fushën kërkimore.
::. Zhvillimi dhe konsolidimi i stabilitetit demokratik
Programi i veprimtarive në terren i Këshillit të Evropës përfshin kurse trajnimi, vizita studimore dhe konsultime në vendet e Evropës qëndrore dhe lindore. Objektivat janë:
- të krijojë shoqata e struktura rinore në Evropën qëndrore e lindore për të forcuar shoqërinë civile;
- të ndihmojë këto vende për të zhvilluar politikat rinore në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;
- të nxisë dialogun ndërkulturor;
- të mbështesë shkëmbimet midis të rinjve nga mbarë Evropa.
::. Programi i Lidership-it Demokratik
Objektivi i Programit të Lidership-it Demokratik është që të forcojë aftësitë politike dhe kompetencën për politikanët e ardhshëm, gazetarët dhe drejtuesit e OJQ-ve në Evropën qëndrore dhe lindore, si mënyra më e mirë për të krijuar siguri demokratike.
Programi ka si synim të krijojë besimin midis të rinjve drejtues nga shoqëri të ndryshme dhe komunitete etnike dhe të ndërtojë një rrjet Alumni të programit për të iniciuar aktivitete brenda programit bazë.
::. Trajnim i punonjësve rinorë Evropianë
Programi i Partneritetit mbi Trajnimin e Punonjësve Rinorë Evropianë, një ndërmarrje e përbashkët midis Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, ka vepruar që në 1998. Programi financon kurse trajnimi dhe materiale për punonjësit Rinorë Evropianë. Aktivitetet e tij përfshijnë një forum trajnimi vjetor, një faqe interneti, një revistë (Coyote) dhe një sërë botimesh edukuese dhe trajnime. Projektet e tij vënë theksin në zhvillimin e kurikulave dhe përmirësimin e cilësisë së trajnimeve.
::. Politikat rinore: nxitje për pjesëmarrje dhe qytetari
Komiteti Drejtues Evropian për Rininë mbledh së bashku përfaqësues të ministrive ose organet përgjegjëse për çështjet rinore nga 48 Shtetet Palë të Konventës Kulturore Evropiane. Komiteti punon specifikisht mbi çështjet në lidhje me pjesëmarrjen rinore dhe qytetarinë, edukimin joformal dhe shërbimin rinor vullnetar. Ai ka hartuar rekomandimet e Komitetit të Ministrave për:
- informacion dhe këshillim për të rinjtë në Evropë;
- komunikim dhe bashkëpunim në punën kërkimore rinore në Evropë;
- nxitje të shërbimit vullnetar;
- lëvizjen rinore;
- pjesëmarrjen rinore dhe të ardhmen e shoqërisë civile.
Çmimi “Qytetarët e Rinj Aktivë”
Një çmim special për projektet novatore me synim përfshirjen e të rinjve në jetën lokale dhe rajonale u prezantua në 2002. Ai u propozua për të rinovuar çmimin në 2003 me temë “Pjesëmarrja e grave të reja në jetën politike.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni:
Directorate of Youth and Sport
European Youth Centre Strasbourg
30 rue Pierre-de-Coubertin
F-67000 Strasbourg
Tel.: +33 3 88 41 23 00
Fax : +33 3 88 41 27 77/78
E-mail : youth@coe.int
European Youth Centre Budapest
Zivatar utca 1-3
H-1024 Budapest
Tel.: (36 1) 212 40 78
Fax : (36 1) 212 40 76
E-mail : eycb.secretariat@coe.int
European Youth Foundation
Tel.: + 33 3 88 41 32 05
Fax : + 33 3 90 21 49 64
E-mail : eyf@coe.int