coe_logo
  

 

 

Emri :




:: Mirësevini

E kam marrë këtë detyrë më një vendosmëri të fortë për të drejtuar të gjitha problemet më të ngutshme të të drejtave të njeriut me të cilat përballet shoqëria jonë sot.

Respekti për të drejtat e njeriut është një cilësi thelbësore për çdo shoqëri demokratike dhe  zhvillimi në rritje i standarteve të reja është tashmë i integruar në eksperiencën tonë Evropiane. Megjithatë, meqë ne vazhdojmë të promovojmë të drejtat e njeriut, nuk ka vend për ankime – sfida të reja ngrihen çdo ditë dhe pritshmëria e shoqërisë është në transformim konstant. Puna e të drejtave të njeriut mund të jetë shumë efikase nëse mbahet një dialog pemanent me të gjithë aktorët – qeveritë, organizatat ndërkombëtare, institucionet e shoqërisë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe institucionet arsimore.

Për të arritur qëllimin tonë  për të përfshirë metoda të bazuara në të drejtat e njeriut në vendimmarrjen politike, ne kemi nevojë të inkurajojmë zhvillimin e shoqërive të hapura, ku respekti për diversitet dhe pjesmarrje shoqërore të angazhuar janë norma. Reformat legjislative do të kenë një impakt real nëse ata janë ngulitur në një kulturë qytetare dhe politikë mbështetëse, duke mundësuar konsolidimin e praktikave demokratike në një rrugë të gjatë.

Ka ardhur koha për të lëvizur nga reformat retorike tek ato të vërteta. Objektivi im përfundimtar do të jetë arritja e rezultateve të prekshme në nxitjen për implementimin e angazhimeve qeveritare dhe në përparimin e zhvillimit të kulturave demokratike të bazuara tek të drejta e njeriut. Shpresoj se shumë nga ju do të bashkohen me mua në këtë përpjekje.


Thomas Hammarberg, Komisioner për të Drejtat e Njeriut


Last updated 2006-10-16 12:12:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top