|
:: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
:: Konventa Evropiane mbi Ekstradimin
:: Konventa Evropiane mbi Asistencën e Ndërsjelltë në Çështjet Penale
:: Konventa Evropiane mbi Informacionin për Ligjin Ndërkombëtar
:: Konventa Evropiane mbi Vlefshmërinë Ndërkombëtare të Gjykimeve Penale
:: Konventa Evropiane mbi Transferimin e Procedimeve në Çështjet Penale
:: Konventa mbi Transferimin e Personave të Dënuar
:: Konventa mbi Pastrimin e Parave, Kërkimin, Kapjen dhe Konfiskimin e Përfitimeve nga Krimi
:: Protokolli Shtesë për Konventën Evropiane të Ravijëzimit mbi Bashkëpunimin Transkufitar midis Komuniteteve ose Autoriteteve Territoriale
:: Karta Sociale Evropiane (e ndryshuar)
:: Konventa për Njohjen e Kualifikimeve në lidhje me Arsimin e Lartë në Rajonin Evropian
:: Protokolli Nr. 2 i Konventës Evropiane të Ravijëzimit mbi Bashkëpunimin Transkufitar midis Komuniteteve ose Autoriteteve Territoriale në lidhje me bashkëpunimin ndërterritorial
Traktati nr. 005:
Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Tërheqja e kufizimit e përmbajtur në një Notë Verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e datës 26 Korrik 1997, regjistruar në Sekretariatin e Përgjithshëm më 24 Tetor 1997 – Or.Angl.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë paraqet nderimet për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, dhe, duke iu referuar përmbajtjes së Nenit 15.3 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka nderin të informojë atë se Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, gjatë miratimit të Ligjit Nr. 8225 të datës 24 Korrik 1997 "Mbi vendosjes e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Shqipërisë” vendosi ti japë fund gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit. Që nga ajo datë, të gjitha masat e marra në aplikimin e gjendjes së jashtëzakonshme kanë pushuar së qëni në fuqi.
Periudha që mbulohet: 24/07/97 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 15
Traktati nr. 024:
Konventa Evropiane mbi Ekstradimin
:: Deklaratë që është në përbërje të instrumentit të ratifikimit depozituar në 19 Maj 1998 - Or. Angl.
Në lidhje me paragrafin 1 të Nenit 2 të Konventës, Pala Shqiptare nuk ka kufij minimalë për periudhën e burgosjes për efektin e ekstradimit. Pala Shqiptare konsideron deklaratën të vlefshme vetëm në kushtet e reciprocitetit.
Kjo deklaratë është e vlefshme vetëm në kushtet e reciprocitetit.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 2
:: Deklarata në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit të depozituar në 19 Maj 1998 – Or.Angl.
Në lidhje me paragrafin 1, nën-paragrafi a, i Nenit 6, Pala Shqiptare refuzon ekstradimin e shtetasve të vetë, me përjashtim kur parashikohet në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është një Palë Kontraktuese.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 6
:: Deklarata në përmbajtje të instrumentit të rafitikimit të depozituar në 19 Maj 1998 – Or.Angl.
Në lidhje me paragrafin 1, nën-paragrafi b, i Nenit 6, Pala Shqiptare përfshin në termin “shtetas” personat me dy kombësi, në rastin kur ndonjëra prej kombësive është Shqiptare.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 6
:: Rezervë që përmbahet në instrumentin e ratifikimit të depozituar në 19 Maj 1998 - Or. Angl.
Në lidhje me paragrafin 1 të Nenit 7, Pala Shqiptare nuk lejon ekstradimin e personave që kanë kryer shkelje si në territorin Shqiptar, ose jashtë tij, kur shkelja ka dëmtuar interesat e Shtetit ose të shtetasve, përveç rastit kur bihet dakort ndryshe me Palën e interesuar.
Kjo deklaratë është e vlefshme vetëm në kushtet e reciprocitetit.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 7
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 19 Maj 1998 – Or. Angl.
Në lidhje me paragrafin 2 të Nenit 19, Pala Shqiptare deklaron se kur një person të cilit i kërkohet të dorëzohet po bën një dënim për një shkelje tjetër, ai ose ajo, në rast ekstradimi, do të lejohet të kryejë të gjithë dënimin në vendin kërkues.
Kjo deklaratë është e vlefshme vetëm në kushtet e reciprocitetit.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 19
:: Deklarata në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit të depozituar në 19 Maj 1998 - Or. Angl.
Në lidhje me paragrafin 4, nën-paragrafin a, të Nenit 21, Pala Shqiptare deklaron që nuk është i nevojshëm njoftimi paraprak në rastet e tranzitit ajror që nuk ka në program ulje në territorin Shqiptar.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 21
:: Rezervë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 19 Maj 1998 – Or. Angl.
Në lidhje me paragrafin 2 të Nenit 12, Pala Shqiptare paraqet kushtin që kërkesa për ekstradim duhet të shoqërohet gjithnjë nga teksti në origjinal ose kopja e vërtetuar e ligjit të aplikuar.
Periudha që mbulohet: 17/08/98 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 12
Traktati nr. 030:
Konventa Evropiane mbi Asistencën e Ndërsjelltë në Çështjet Penale
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 April 2000 – Or. Angl.
Ekzekutimi i letrave lutësë për kërkimin ose marrjen e pronës do të jetë në varësi të kushteve të parashtruara në Nenin 5, paragrafi 1, shkronjat “a” dhe “c”.
Periudha që mbulohet: 03/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 5
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Ministria e Drejtësisë konsiderohet të jetë autoriteti ligjor brenda kuptimit të Nenit 24 të Konventës.
Periudha që mbulohet: 03/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 24
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Në përputhje me Nenin 15, paragrafi 6, Shqipëria deklaron se një kopje e të gjitha kërkesave për asistencë që komunikohen drejtpërdrejt midis autoriteteve ligjore, si dhe aktet shoqëruese, do të transmetohen në të njëjtën kohë në Ministrinë e vetë të Drejtësisë.
Periudha që mbulohet: 03/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 15
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Në përputhje me Nenin 16, paragrafi 2, Shqipëria deklaron që kërkesat dhe dokumentat shtesë do të shoqërohen nga një përkthim zyrtar në një nga gjuhët zyrëtare të Këshillit të Evropës, vetëm në rastin kur marrëveshjet e përfunduara në bazë të ndërsjellësisë parashikojnë ndryshe.
Periudha që mbulohet: 03/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 16
Traktati nr. 062:
Konventa Evropiane mbi Informacionin për Ligjin Ndërkombëtar
Deklarata në përmbajtje të një note verbale nga Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë, e datës 8 Prill 2002, regjistruar në Sekretariatin e Përgjithshëm në 8 Prill 2002 – Or. Angl.
Në përputhje me Nenin 2 të Konventës, autoriteti kompetent në Shqipëri është:
Drejtoria e traktateve Ndërkombëtare dhe marrëdhënieve juridiksionale në Ministrinë e Drejtësisë Bulevardi "Zogu I"
Tiranë Shqipëri
Telefon: 00355.42.59388 ext.: 117, 118.
Periudha që mbulohet: 08/04/02 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 2
Traktati nr. 070:
Konventa Evropiane mbi Vlefshmërinë Ndërkombëtare të Gjykimeve Penale
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 22 Tetor 2003 – Or. Angl/Shqip
Në përputhje me Nenin 19, paragrafi 2 i Konventës, Republika e Shqipërisë mban të drejtën të kërkojë që kërkesat dhe dokumentet mbështetëse të shoqërohen me përkthim në gjuhën shqipe.
Periudha që mbulohet: 23/01/04 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 19
:: Rezervë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 22 Tetor 2003 – Or. Angl/Shqip
Në përputhje me Nenin 61, paragrafi 1 i Konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën për të:
::.refuzuar zbatimin nëse e konsideron që dënimi lidhet me një shkelje fiskale ose fetare (Shtojca I, a);
::.refuzuar zbatimin e një sanksioni për një akt, i cili sipas ligjit të Republikës së Shqipërisë mund të ishte zgjidhur vetëm nga një autoritet administrativ (Shtojca I, b);
::. refuzuar zbatimin e një gjykimi penal Evropian, të cilin autoritetet e Shtetit kërkues e kanë kryer në një datë kur, sipas ligjit të vendit, procedimet penale në lidhje me shkeljen e ligjit të dhëna si dënim me anë të gjykimit do të mund të parandaloheshin me anë të kalimit të kohës (Shtojca I, c);
::.refuzuar aplikimin e klauzolave të Nenit 8 ku ky Shtet ka një kompetencë origjinale dhe për të njohur në këto raste vetëm ekuivalencën e akteve që kanë ndalur ose janë pezulluar në kufij kohorë të cilat janë kryer në Shtetin kërkues (Shtësa I, e).
Periudha që mbulohet: 23/01/04 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 61
Traktati nr. 073:
Konventa Evropiane mbi Transferimin e Procedimeve në Çështjet Penale
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Në përputhje me Nenin 18, paragrafi 2 i Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron që kërkesat dhe çdo lloj dokumenti tjetër në lidhje me to që nuk janë hartuar në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës duhet të shoqërohen nga një përkthim në gjuhën Shqipe ose në një nga ato gjuhë.
Periudha që mbulohet: 05/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 18
:: Rezervë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Duke iu referuar Shtojcës I, nën-paragrafet a, b, c, d dhe g, Republika e Shqipërisë deklaron që rezervon të drejtën për të:
::.refuzuar një kërkesë për procedime, nëse e konsideron që shkelja është vetëm shkelje e karakterit fetar;
::.refuzuar një kërkesë për procedime për një akt, sanksionet e të cilit në përputhje me vetë ligjin e vetë, mund të imponohen vetëm nga një autoritet administrativ;
::.mos pranuar Nenin 22;
::.mos pranuar Nenin 23;
::.mos aplikuar Nenet 30 dhe 31 në lidhje me një akt për të cilin sanksionet, në përputhje me ligjin e vetë ose atë të Shteti tjetër të interesuar, mund të imponohen vetëm nga një autoritet administrativ.
Periudha që mbulohet: 05/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 41
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Duke iu referuar paragrafit dy të Shtojcës II, termi “shtetas”, për qëllime të kësaj Konvente, nënkupton shtetasit Shqiptar si dhe personat pa kombësi me banim të përhershëm në Shqipëri dhe personat me dy kombësi, në rast se njëra prej tyre është Shqiptare.
Periudha që mbulohet: 05/07/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 41
Traktati nr. 112:
Konventa mbi Transferimin e Personave të Dënuar
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Në përputhje me Nenin 3, paragrafi 3, Republika e Shqipërisë deklaron që ka si qëllim të përjashtojë aplikimin e procedurave të parashikuara në Nenin 9, gërma “a” e Konventës.
Në përputhje me Nenin 3, paragrafi 4, termi “shtetas”, për qëllimet të kësaj Konvente, nënkupton shtetas Shqiptar si dhe personat pa kombësi me banim të përheshëm në Shqipëri dhe personat me dy shtetësi, në rastin kur njëra prej tyre ështe Shqiptare.
Periudha që mbulohet: 01/08/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 3
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 4 Prill 2000 – Or. Angl.
Në përputhje me Nenin 17, paragrafi 3, Republika e Shqipërisë deklaron se kërkesat për transferimin e personave të dënuar dhe dokumentet mbështetëse të shoqërohen me një përkthim në gjuhën Shqipe ose në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës.
Periudha që mbulohet: 01/08/00 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 17
Traktati nr. 141:
Konventa mbi Pastrimin e Parave, Kërkimin, Kapjen dhe Konfiskimin e Përfitimeve nga Krimi
Deklarata në përmbatje të një Note Verbale nga Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë, dorëzuar në kohën e depozitimit të instrumentit të ratifikimit në 31 Tetor 2001 - Or. Frëngj.
Për qëllime të Nenit 23 të Konventës, autoriteti përgjegjës për Shqipërinë është Drejtoria për koordinimin e luftës kundër pastrimit të parave.
Adresa e kësaj drejtorie është:
MINISTRIA E FINANCAVE E SHQIPËRISË
Rruga « Deshmoret e Kombit »
Tirana – Albania
Telefon: + 355 42 486 40
Fax: + 355 42 486 40
e-mail: info@minfin.gov.al
Periudha që mbulohet: 01/02/02 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 23
Traktati nr. 159:
Protokolli Shtesë për Konventën Evropiane të Ravijëzimit mbi Bashkëpunimin Transkufitar midis Komuniteteve ose Autoriteteve Territoriale
Deklarata në përmbajtje të një Note verbale nga Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë, e datës 2 Nëntor 2001, dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës në kohën e depozitimit të instrumentit të ratifikimit në 11 Dhjetor 2001 - Or. Angl.
Për qëllim të Nenit 8, paragrafi 1, të Protokollit Shtesë, Republika e Shqipërisë deklaron se do të aplikojë klauzolat e Neneve 4 dhe 5.
Periudha që mbulohet: 12/03/02 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 4, 5, 8
Traktati nr. 163:
Karta Sociale Evropiane (e ndryshuar)
:: Deklaratë në përmbajtje të instrumentit të ratifikimit në 28 Nëntor 2002 – Or. Angl.
Republika e Shqipërisë, në përputhje me Pjesën Part III, Neni A i Kartës, konsideron se do ti nënshtrohet Neneve të mëposhtme të Kartës:
::.Neni 1 – E drejta për të punuar;
::.Neni 2 – E drejta për kushte të duhura pune;
::.Neni 3 – E drejta për kushte pune të sigurta dhe të shëndetshme;
::.Neni 4 – E drejta për një shpërblim të drejtë;
::.Neni 5 – E drejta për tu organizuar;
::.Neni 6 – E drejta për të negociuar kolektivisht;
::.Neni 7 – E drejta e fëmijëve dhe të rinjve për tu mbrojtur;
::.Neni 8 – E drejta e grave të punësuara për mbrojtjen e amësisë;
::.Neni 11 – E drejta për mbrojtjen e shëndetit;
::.Neni 19 – E drejta e punëtorëve emigrantë dhe e familjeve të tyre për mbrojtje dhe asistencë;
::.Neni 20 – E drejta për mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë në çështjet e punësimit dhe marrjes në punë pa diskriminim bazuar në seksin e personit;
::.Neni 21 – E drejta për informim dhe konsultim;
::.Neni 22 – E drejta për të marrë pjesë në përcaktimin dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe mjedisit të punës;
::.Neni 24 – E drejta për mbrojtje në rastet e përfundimit të punësimit;
::.Neni 25 – E drejta e punëtorëve për mbrojtje të pretendimeve të tyre në rast falimentimi të punëdhënësit të tyre;
::.Neni 26 – E drejta për dinjitet në punë;
::.Neni 28 – E drejta e përfaqësuesve të punëtorëve për mbrojtje në sipërmarrjet dhe ambientet që u akordohen atyre;
::.Neni 29 – E drejta për informim dhe konsultim në procedurat e shkurtimeve të vendeve të punës në mënyrë kolektive.
Periudha që mbulohet: 01/01/03 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): A
Traktati nr. 165:
Konventa për Njohjen e Kualifikimeve në lidhje me Arsimin e Lartë në Rajonin Evropian
:: Deklaratë në përmbajtje të një Note Verbale nga Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë e datës 13 Maj 2002, dhe e regjistruar në Sekretariatin e Përgjithshëm në 14 Maj 2002 - Or. Angl.
Drejtoria e Arsimit të Lartë në Ministrinë
e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë.
Rruga e Durresit 23
Tirana – Albania
Tel: 00355 42 25987
Fax: 00355 42 32002
Periudha që mbulohet: 14/05/02 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): II.2, IX.2
Treaty no. 169:
Protokolli Nr. 2 i Konventës Evropiane të Ravijëzimit mbi Bashkëpunimin Transkufitar midis Komuniteteve ose Autoriteteve Territoriale në lidhje me bashkëpunimin ndërterritorial
Deklaratë në përmbatje të një Note verbale nga Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë e datës 2 Nëntor 2001, dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës në kohën e depozitimit të instrumentit të ratifikimit në 11 Dhjetor 2001 – Or. Angl.
Për qëllimin e Nenit 6, paragrafi 1 i Protokollit Nr.2, Republika e Shqiqërisë deklaron se do të aplikojë klauzolat e Neneve 4 dhe 5 të Protokollit Shtesë.
Periudha që mbulohet: 12/03/02 -
Deklarata paraprirëse ka lidhje me Nenin (et): 6
Burimi: Zyra e Traktateve në http://conventions.coe.in
|