coe_logo
  

 

 

Emri :




:: Vështrim i Përgjithshëm

Origjina dhe anëtarësia

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër politike e kontinentit, themeluar në vitin 1949. Ai:
  •  mbledh së bashku 47 vende, duke përfshirë 21 vende nga Evropa Qëndrore e Lindore,
  •  ka marrë aplikime edhe nga dy vende të tjerë (Bjellorusia dhe Mali i Zi),
  •  u ka dhënë status vëzhguesi edhe 5 vendeve të tjera (Selisë së Shenjtë –Vatikanit, Shteteve 
  •  të Bashkuara, Kanadasë, Japonisë dhe Meksikës),
  •  dallon nga Bashkimi Evropian 25 kombësh, por asnjë vend nuk ka hyrë në Bashkimin
  •  Evropain pa i përkitur së pari Këshillit të Evropës,
  •  ka selinë në Strasburg, në verilindje të Francës.

Synimet

  • mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë parlamentare dhe shtetin ligjor,
  • zhvilluar marrëveshje mbarë kontinentale për të standartizuar praktikat sociale dhe ligjore të shteteve anëtare,
  • nxitur ndërgjegjësimin e një identitetit Evropian, të bazuar në vlerat e përbashkëta dhe për të çarë përmes kulturave të ndryshme.

Synimet politike

Samiti  i Vjenës i Këshillit të Evropës në tetor 1993 ka vendosur synime të reja politike. Kryetarët e Shteteve dhe Qeveritë e konsiderojnë Këshillin e Evropës si mbikqyrësin e sigurisë demokratike – të bazuar në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor. Sigurimi demokratik është një suplement thelbësor i sigurisë ushtarake dhe është i domosdoshëm për stabilitetin dhe paqen e kontinentit.

Gjatë Samitit të Dytë në Strasburg në tetor 1997, Kryetarët e Shteteve dhe Qeveritë miratuan një plan veprimi për të forcuar punën e Këshillit të Evropës në katër fusha: demokraci dhe të drejtat e njeriut, kohezioni social, siguria e qytetarëve dhe vlerat demokratike e diversiteti kulturor.

Samiti i Tretë i Krerëve të Shtetit dhe Qeverisë të Këshillit të Evropës, i mbajtur në Varshavë në 16 dhe 17 maj 2005, konkludoi duke miratuar një deklaratë politike dhe një plan veprimi duke shpalosur objektivat kryesorë të Këshillit të Evropës për vitet në vazhdim:
  • promovimi i vlerave themelore të përbashjëta të të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe demokracisë;
  • forcimi i sigurisë së qytetarëve Evropianë, duke luftuar në veçanëti krimim e organizuar dhe trafikimin e qënieve njerëzore;
  • rritja e bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe Evropiane.
Sot, Organizata vazhdon të rritet ndërsa në të njëjtën kohë rrit monitorimin e saj për të siguruar që të gjithë anëtarët e saj të respektojnë detyrimet dhe angazhimet që ndërmorën kur u bashkuan me të.

Si punon

Pjesët kryesore përbërëse të Këshillit të Evropës janë:
  • Komiteti i Ministrave, i përbërë nga 46 ministrat e Jashtëm ose Zëvendësit e tyre të bazuar në Strasburg (ambasadorët/përfaqësuesit e përhershëm), i cili është organi vendim-marrës i Organizatës. Kryesohet aktualisht nga Hollanda.
  • Asambleja Parlamentare mbledh 630 anëtarë (315 përfaqësues dhe 315 zëvendës) nga 46 parlamentet kombëtare. Presidenti aktual është René van der Linden (Hollandë, EPP/CD).
  • Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, i përbërë nga Dhoma e Autoriteteve Lokale dhe një Dhomë e Rajoneve. Presidenti aktual është Halvdan Skard (Norvegji, SOC)
  • sekretariati me 1800 personel drejtohet që prej shtatorit 2004 nga Sekretari i Përgjithshëm Terry Davis (Mbretëria e Bashkuar, SOC), ish Zv.President i Assamblesë Parlamentare dhe ish President i Grupit Socialist në Asamble.

Buxheti i zakonshëm
Në 2006, 190 148 800 euro.

Disa arritje praktike

  • 200 traktate Evropiane të detyrueshme ligjërisht ose konventa, shumë prej të cilave janë të hapura ndaj shteteve jo-anëtare mbi çështje që radhiten nga të drejtat e njeriut deri në luftën kundër krimit të organizuar dhe, nga parandalimi i torturës deri në mbrojtjen e të dhënave ose bashkëpunimin kulturor.
  • Rekomandime për qeveritë duke planifikuar udhëzues mbi politikat për çështje të tilla si ato ligjore, shëndeti, arsimi, kultura dhe sporti.

Dimensioni Pan-Evropian

Që nga nëntori i vitit 1990, pranimi i 21 vendeve të Evropës qëndrore e lindore (më të fundit janë Serbia dhe Mali i Zi në prill 2003), i ka dhënë Këshillit të Evropës një dimension të vërtetë Pan-Evropian, kështu që tani është organizata  e cila përfaqëson Evropën më të Madhe.








Last updated 2010-08-10 08:39:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top