Nëse arsimi është një investim për të ardhmen, edukimi për qytetari është një investim për të ardhmen e Evropës demokratike. Demokracia nuk është diçka që mund të merret falas. As nuk është një koncept abstrakt. Ai kërkon një angazhim dhe veprim të përgjegjshëm nga qytetarët në jetën e tyrë të përditshme.
Pjesmarrja e ulët në votime tek të rinjtë dhe ulja e pjesmarjes së tyre në jetën publike dhe politike është një çështje urgjente për edukimin e qytetarisë demokratike, e cila duhet të shihet si një investim afatgjatë për të promovuar vlerat demokratike të të drejtave të njeriut, tolerancës dhe pluralizmit kulturor.
Viti Evropian i Qytetarisë nëpërmjet Edukimit shënon pikën më kulminante prej tetë vitesh pune nga Këshilli i Evropës për përcaktimin e koncepteve, politikave, dhe strategjive për të aplikuar praktikat e mira në fushën e Edukimit për qytetari demokratike(EQD)
Në 2002- shin një Rekomandim i Komitetit të Ministrave hartoi direktiva, metoda dhe piksynime për reformat dhe politikat që do të miratoheshin nga shtetet në mënyrë që të trajnoheshin qytetarët e së nesërmes të ndjekin projektin Evropian demokratik.
Këshilli i Evropës po lançon Vitin Evropian për qytetari nëpërmjet edukimit në mënyrë që të inkurajohet implementimi praktik i vendimeve nga vendimarrësit të cilët ndërmorrën inisiativën të miratonin Rekomandimin në sitemet e tyre të edukimit.
Konferenca për “Vitin” e lançuar në Sofie më 13 dhe 14 Dhjetor 2004 shënoi fillimin e planit të veprimit hartuar për t’i bërë lojtarët e ndryshëm më të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre: jovetëm vendimmarrësit nëpër ministri, drejtorë shkollash dhe zevendës rektorët e Universitetit, po gjithashtu mësues, trajnues, drejtues projektesh dhe OJQ-sh.
“ Viti” i organizuar në mënyrë të decentralizuar, do të përcaktohet nga një numër aktivitetesh dhe ngjarjesh në vende të ndryshme të Evropës. Kështu ai do te ofrojë mundësi për shkëmbime praktikave inovatore midis profesionistëve, si dhe mundësi për të rritur ndërgjegjësimin publik për çështjet e qytetarisë demokratike.
Bashkëpunimet jo vetëm midis sektorëve të ndryshëm të Këshillit të Evropës, po gjithashtu mes Këshillit dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, UNESCO, OSBE etj do të sigurojnë rezultate të prekshme për vendet anëtare të Këshillit të Evropës.