
Evropa është projekti më i madh i paqes ndonjëherë në histori. Ajo çka ndodhi në kontinentin tonë pas dy luftrave botërore në shekullin e fundit është një mrekulli. Këshilli i Evropës është i domosdoshëm në këtë drejtim. Të forcosh të drejtat e njeriut dhe demokracinë është mënyra më e mirë për të ndërtuar paqen. Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë atë çfarë ka thënë filozofi i famshëm Edmund Burke: “Atje ku shteti ligjor ndalon, tirania fillon.” Ky është qëllimi i Këshillit të Evropës.
Ja pse është shumë e rëndësishme të mbulohet i gjithë kontinenti. Megjithatë ne jemi në një pozicion shumë të mirë për të patur një partneritet konstruktiv me institucionet e tjera Evropiane siç është BE dhe OSBE. Ne duhet të veprojmë së bashku për të ruajtur paqen dhe të zgjerojmë të drejtat e njeriut në të gjithë kontinentin.
Unë do t’i shërbej Këshillit të Evropës, një Organizatë shumë e rëndësishme.Unë do t’i shërbej idealeve dhe standarteve që janë shumë të rëndësishme për kontinentin tonë.
Faleminderit!