coe_logo
  

 

 




Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës zgjodhi më 29 shtator Thorbjørn Jagland Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për një periudhë 5 vjeçare. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Thorbjørn Jagland morri 165 vota (me shumicë absolute) dhe Wlodzimierz Cimoszewicz (Poloni) 80 vota. Ishin gjithsej 245 vota. Z Jagland ka qenë President i Parlamentit Norvegjez që nga 2005 dhe anëtar i Parlamentit për rajonin e Buskerud që nga 1993. Ai u zgjodh si Sekretar i Përgjithshëm më 1 Tetor 2009.

 





Roli
________________________________________________________________________________________________________________________

Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për një periudhe 5 vjeçare.
 
Rregulloret që rregullojnë emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Sekretarit të Përgjithshëm i besohet përgjegjësia për të arritur synimin për të cilën Këshilli i Evropës u themelua në Londër më 5 Maj 1949, veçanërisht për të arritur një unitet më të madh mes anëtarëve të tij për qëllimin e ruajtjes dhe realizimit të idealeve dhe parimeve që janë pasuria e tyre e përbashkët dhe thjeshtimi i progresit të tyre ekonomik e social. Statuti i Këshillit të Evropës

Sekretari i Përgjithshëm ka përgjegjësinë e përgjithshme për menaxhimin strategjik të punës së programit të Këshillit të Evropës dhe buxhetit dhe të mbikqyrë zhvillimin e përditshëm të Organziatës dhe Sekretariatit.





Last updated 2010-01-11 10:20:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top