Është një organizatë ndërkombëtare me bazë në Strasburg e cila është e përbërë nga 46 shtete demokratike të Evropës.
Këshilli Evropian:
Është mbledhja e zakonshme (të paktën dy herë në vit) e kryetarëve të shteteve, ose qeverive nga 25 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllimin e planifikimit të politikës së Bashkimit.
Komisioni Evropian:
Është organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian me bazë në Bruksel, i cili monitoron zbatimin e duhur të traktateve të Bashkimit dhe të vendimeve të institucioneve të Bashkimit.
Asambleja Parlamentare:
Është organi vendimor i Këshillit të Evropës, i përbërë nga 315 përfaqësues (dhe një numër i njëjtë zëvendësish të tyre) të emëruar nga parlamentet kombëtare të shteteve anëtare.
Parlamenti Evropian :
Është organi parlamentar i Bashkimit Evropian, i përbërë nga 732 Anëtarë nga 25 vendet e Bashkimit Evropian, të zgjedhur me votim të përgjithshëm.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut:
Me bazë në Strasburg, është i vetmi organ i vërtetë gjyqësor i krijuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo është e përbërë nga 46 gjyqtarë* dhe siguron në instancën e fundit që shtetet kontraktuese t’u përmbahen detyrimeve të tyre nën Konventën. Që nga nëntori i vitit 1998, Gjykata ka operuar në baza orësh pune të plota.
Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Evropiane:
Mblidhet në Luksemburg dhe siguron përputhshmërinë me ligjin në interpretimin dhe aplikimin e Traktateve Evropiane të Bashkimit Evropian.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë :
Është organi gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që mblidhet në Hagë.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut :
Është traktati me anë të të cilit shtetet anëtare të Këshillit të Evropës angazhohen të respektojnë liritë themelore dhe të drejtat.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut :
Është miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948 me qëllim që të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.
Karta Social Evropiane:
Karta Social e Këshillit të Evropës garanton të drejta sociale dhe ekonomike dhe është plotësuese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Karta e të drejtave themelore:
Karta e adoptuar nga Bashkimi Evropian në dhjetor 2000 në Këshillin Evropian të Nisës