
Në pjesën më të madhe të Europës sot, shoqëria e toleron madje i miraton disa forma të përsëritura të dhunës kundër fëmijëve, sidomos ato që ndodhin brenda familjes.
Nuk ka fe, besim, situatë ekonomike apo metodë “edukimi” që të mund të justifikojë goditjen, rrahjen, të qëlluarit në të ndenjura, sakatimin, abuzimin, përçmimin, ose çdo praktikë që dhunon dinjitetin e një fëmije. Është pranuar botërisht në legjislacionin e të drejtave të njeriut se fëmijët kanë të drejtën për t’u mbrojtur nga të gjitha format e dhunës, përfshi ndëshkimin fizik në çdo kontekst (shtëpi, shkollë, sistem penal, kujdes alternativ).
Një e treta e vendeve anëtare të Këshillit të Europës e quajnë të paligjshëm ndëshkimin fizik dhe një numër shtetesh të tjera janë të anagzhuara në reformën ligjore në këtë drejtim. Por, pavarësisht nga këto zhvillime pozitive, ndëshkimi fizik vazhdon të mbetet i ligjshëm në pjesën më të madhe të vendeve dhe vazhdon të perceptohet si një formë e pranueshme e “disiplinës”, sidomos brenda shtëpisë. Përdorimi i ligjshëm i ndëshikimit fizik është në kundërshtim me të drejtën e fëmijëve për mbrojtje të barabartë sipas ligjit.
Heqja e ndëshkimit fizik të fëmijëve kërkon ndërhyrje në të gjitha nivelet. Kërkon ndryshime të plota në legjislacion dhe masa të reja lidhur me politikat për të siguruar zbatimin e duhur si dhe një lloj orientimi për ata që punojnë me fëmijet dhe familjet. Kërkon gjithashtu një ndërgjegjësim të plotë në mënyrë që të informohet publiku mbi të drejtat e njeriut tek fëmijët si dhe për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet.
Ndalimi i ndëshkimit fizik nuk ka të bëjë me persekutimin e prindërve ose thjesht t’i bëjë ata të ndjehen fajtorë: ka të bëjë me paraqitjen e mundësive alternative që zëvendësojnë disiplinën e dhunshme.
Më 15 qershor në Zagreb, Kroaci, Këshilli i Europës nisi nismën e tij mbarë europiane
kundër ndëshikimit fizik të fëmijëve.
Lançimi i fushatës, Zagreb 15 qershor 2008 (anglisht)
Informacion për median
Programi i konferencës
Një panoramë e fushatës (anglisht)
Fushata "Të ndërtojmë një Evropë me dhe për fëmijët'
Aksioni i Këshillit të Evropës kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve