coe_logo
  

 

 

Emri :




Dhuna seksuale dhe fëmijët ...                                                                                                                                                  

Sipas Abuzimit seksual të fëmijëve në Evropë, kërkimet shkencore vlerësojnë se mes 10% deri në 20% të fëmijëve në Evropë sulmohen seksualisht në fëmijëri. Vëmendja publike tërqihet shpesh nga i huaji i frikshëm që skicohet në media, por tashmë fëmijët janë kryesisht rrezik nga abuzimi prej atyre që janë përreth tyre, si pjestarët e familjes dhe miqtë, kujdestarët, madje edhe bashkëmoshatarët.

Abuzimi seksual mund të marrë disa forma mes të cilave: incesti, pornografia, prostitucioni, trafikimi tek qëniet njerëzore dhe sulmet seksuale të bashkëmoshatarëve. Të gjitha këto mund dhe duhet të shkaktojnë dëmtime serioze në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. Pasojat e abuzimit seksual i ndjekin fëmijët në jetën e tyre prej të rrituri–të cilat njeriu shpesh i përshkruan si keqardhje dhe dhimbje të jetuar heshturazi.

Konventa e re mbi abuzimin seksual dhe shfrytëzimin seksual                                                                                     

Komiteti i ekspertëve mbi mbrojtjen e fëmijëve kundër Shfrytëzimit Seksual dhe Abuzimit (PC-ES), vendosur në 2005, si një nënkomitet i Komitetit Evropian për Probleme të Krimit (CDPC), përgatiti Konventën e Këshillit të Evropës mbi mbrojtjen e fëmijëve kundër Shfrytëzimit Seksual dhe Abuzimit seksual. E hapur për nënshkrim më 25 tetor në Lanzarote, Spanjë, ajo kërkon 5 ratifikime për hyrje në fuqi, nga të cilat 3 duhet të jenë shtete anëtare.

Konventa është një instrument ligjor i ndarë në 10 kapituj të ndryshëm që mbulon të gjitha llojet e aspekteve relevante të mbrojtjes së fëmijëve kundër abuzimit seksual:
  • masat parandaluese dhe mbrojtëse;
  • e drejta penale (përfshirë klasifikimin e krimeve të ndryshme midis të cilave edhe kriminalizimin e "grooming";
  • investigimin, përndjekjen dhe e drejta proceduriale – përfshirë procedurat e miqësore për fëmijët;
  • trajtimi i krimeve të seksit;
  • bazë të dhënash kombtare dhe shkëmbime informacioni ;
  • bashkëpunimi ndërkombtar.
Konventa siguron një mbulim komprehensiv dhe ekzostiv të mbrojtjes së fëmijëve kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit, i cili i konsolidon standartet eksistuese në këtë fushë.
Instrumeni i ri mbulon boshllëqet, siguron koherencën në Evropë dhe mbrojtjen e barabartë të gjithë fëmjëve duke vendosur standarte të qarta të përbashkta dhe definicione që janë të aplikueshme në të gjitha vendet Evropiane, në veçanti nëpërmjet harmonizimit të së drejtës penale me të gjitha masat e tjera. Këshilli i Evropës ka kërkuar vëmendjen e qeverive për ta sjellë këtë Konventë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ofrojë mbështetjen për proçesin e ratifikimit nëpërmjet organizimit të Konferencave rajonale.


Lidhje                                                                                                                                                            

Fushata "Të ndërtojmë një Evropë me dhe për fëmijët"

Aksioni kundër ndëshkimit trupor



Last updated 2009-07-13 10:11:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top