Fushata mbështet përpjekjet sektorit të medias për të luajtur një rol konstruktiv në një mjedis kulturor në rritje. Ndërsa respektohen plotësisht pavarësia dhe autonomia e profesionistëve të medias dhe organizatave të mediave, fushatat ndjekin tre objektiva të ndërlidhura:
Të inkurajojnë mediat të komunikojnë informacion mbi mekanizmat e diskriminimit dhe anti-diskriminimit për publikun e gjerë dhe viktimat (potenciale) të diskriminimit;
Të përgatisë më mirë profesionistët e medias që punojnë në një Evropë multikulturore;
Të thjeshtësojnë aksesin e profesionistëve me një minoritet në të gjithë sektorët e industrisë së medias.
Fokusi kryesor i fushatës do të përqëndrohet në aspekte të ndryshme të diskriminimit, rritjen e qëndrimeve raciste dhe paragjykimeve, në veçanti ao me një bekground Islamofobik, anti-Semitist dhe anti- Cigan.
Rezultatet e pritshme
Një efekti i produktit i dëshirueshëm dhe afatgjatë do të jetë formimi i një grupi organizimi mediash dhe gazetarësh (një ''Grup miqsh'') që janë veçanërisht të motivuar të promovojnë dialogun ndërkulturor dhe praktikat antidiskriminuese, siç parashikohen dhe sugjerohen në “ Librin e Bardhë të Dialogut Ndërkulturor,' miratuar nga Këshilli i Evropës në 2008.
Këshilli i Evropës do të realizojë produktet e mëposhtme që do të përdoren brenda fushatës :
një spot Radio dhe Televizoni për t’u shpërndarë tek trasmetuesit për publicitet falas ;
një broshurë përmbledhëse e standarteve të Këshillit të Evropës kundër politikave të anti-diskriminimit dhe diversitetit në media;
këtë faqe interneti për të lehtësuar ndarjen e informacionit mbi fushatën;
fakte dhe editoriale opinionesh mbi çështjet ndërkulturore dhe ato të diskriminimit në Evropë;
një paketë trajnimi për gazetarët dhe qëndër burimesh online;
konferenca për shtyp;
printime shtesë dhe materiale audiovizuale mbi diversitetin kulturor; toleranca, roli i medias dhe standartet e Këshillit të Evropës.