Mbështetje për Institucionet sociale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor
Ndërsa bashkëpunimi përmes kufijve në lidhje me mbrojtjen sociale në rajon ka filluar, një bashkëpunim i tillë ka nevojë të shtrihet dhe të zgjerohet, si një kusht për më shumë integrim të gjithë rajonit në “Evropën e zgjeruar”. Në të njëjtën kohë nivelet e mbrojtjes ofruar qytetarëve dhe rezidentëve të rajonit duhet të jenë në linjë më standartet e përbashkta të Bashkimit Evropian. Në këtë linjë, Këshilli i Evropës ka filluar implementimin e një programi trevjeçar ambicioz në Vendet e Ballkanit Perëndimor/Rajoni CARDS, në mënyrë që të mbështesë modernizimin e politikave sociale dhe institucioneve dhe të promovojë koordinim të sigurimeve shoqërore.