Projekti PROSECO: mbështetje për Rrjetin e Prokurorëve në Evropën Jug-Lindore
Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve të vendeve të CARDS për të zhvilluar dhe implementuar bashkëpunimin juridik kundër krimeve të rënda bazuar në “acquis’ e Bashkimit Evropian dhe standarteve të tjera Evropiane dhe ndërkombtare dhe praktikat duke mbështetur Rrjetin e Prokurorëve.
Në veçanti, projekti do të fokusohet në forcimin e kapaciteve legjislative dhe institucionale të Zyrave të Prokurorëve të Përgjithshme të Evropës Jug-Lindore me qëllim një bashkëpunim më efektiv kundër krimeve të rënda.
Projekti i implementimit i cili filloi në Prill 2008 dhe mbaron në Prill 2010, implementohet në zonat e mëposhtme të projektit: Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria si dhe UNMIK Kosovë.
Këshili i Evropës (Divizioni i Krimit Ekonomik, Departamenti i Bshkëpunimit Teknik, Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut dhe Çështjeve Ligjore) është përgjegjës për menaxhimin e projektit në bashkëpunim të ngushtë më Ministrinë Italiane të Drejtësisë.