coe_logo
  

 

 

Emri :




Program i Përbashkët V i Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës
MBËSHTETJE PËR TRAINIMIN E ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË SHQIPËRI


Kohëzgjatja:
15 Nëntor 2005 – 15 Maj 2008


Prezantimi:

Pjesmarresit e Konferencës së 7të mbi Reformën Ligjore dhe Gjyqësore në Shqipëri, të sponsorizuar bashkarisht nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zhvilluar në Strasburg me 3 Maj 2005 konkluduan se: “ faza e konsolidimit të sistemit gjyqësor dhe riforcimi i besueshmerisë përballë qytetarëve Shqiptarë ngelet një nga prioritetet kryesore në axhendën e autoriteteve Shqiptare. Ata përkrahën autoritetet Shqiptare për të bërë perpjekjet e nevojshme për tu siguruar qytetarëve akses të plotë në gjykata dhe për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor”.  Autoritetet Shqiptare pranojne nevojen e rritjes së besueshmërisë në sistemin gjyqësor nga qytetarët si dhe aksesin e tyre në drejtesi.

Objektivi kryesor:

Objektivi i përgjithshëm i Programit të 5të të Përbashkët ndërmjet Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës është përmirsimi i eficencës së sistemit gjyqësor nëpërmjet krijimit të një sistemi trajnimi të qëndrueshëm dhe përmirsimit në organizimin e punonjësve të administratës gjyqësore.

Rezultatet e pritshme:

Programi i Përbashkët i Komunitetit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Mbështetjen e trajnimit të punonjësve të administratës gjyqësore në Shqipëri, ashtu siç pohohet në përshkrimin e projektit, pritet të japë këto rezultate:  

(1)    të krijojë një administratë gjyqësore më të organizuar dhe më të trajnuar (një menaxhim më të mirë të çështjeve gjyqësore);
(2)    të vendosë pikat pë një trajnim të përhershëm të punonjësve të administratës gjyqësore dhe të sigurojë vazhdimsinë e strukturës trajnuese për ta.

Grupet e synuara:

Projekti ka si target kryetarët e gjykatave, kancelarët, kryesekretarët, sekretarët gjyqësorë, punonjësit e buxhetit, punonjësit e arkivave si dhe stafin tjetër administrativ të gjykatave.

Partnerët lokalë:


Partnerët lokalë janë  Ministria e Drejtësisë; Shkolla e Magjistraturës; Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykatat shqiptare.

Menaxhimi dhe implementimi:

Lenka BLAHUTOVA – Menaxhere e Projektit, Strasbourg
Tel: +33 (0)3 90 21 45 48
Fax: + 33 3 90 21 50 33
E-mail: lenka.blahutova@coe.int

Laurela MUCA SHYTAJ – Këshilltare Ligjore Lokale, Tiranë
Tel: +355 (0) 4 22 34 375
Fax: +355 (0) 4 22 48 940
E-mail: laurela-muca.shytaj@coe.int




Last updated 2008-10-21 06:37:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top