|

Prezantimi
Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur më mirë si Komisioni i Venecias, është organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese.I vendosur në 1990, komisioni ka luajtur një rol kryesor në miratimin e kushtetutave që janë konform standarteve të trashëgimisë kushtetuese të Evropës.
Fillimisht e konceptua si një mjet për rregullime kushtetuese emergjente, komisioni është shndrruar në një konsulencë ligjore të pavarur i njohur ndërkombtarisht.
Ai kontribuon në përhapjen e Trashëgimisë Evropiane kushtetuese, bazuar në vlerat ligjore themelore të kontinentit ndërsa vazhdojnë të sigurojnë “ndihmë të parë kushtetuese” për shtete të veçanta. Komisioni i Venecias luan gjithashtu një rol unik dhe të parival në menaxhimin e krizës dhe parandalimit të konfliktit nëpërmjet ndërtimit të kushtetutës dhe këshillimit.
Prezantimi me video i Komisionit të Venecias
Statusi ligjor i Komisionit dhe Përbërja
Statuti i Komisionit
Vendosur në 1990 si një marrëveshje e pjesshme me 18 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, Komisioni në Shkurt 2002 u bë një marrëveshje e zgjeruar, duke lejuar shtete jo evropiane të bëheshin anëtare të plota.
Komisioni i Venecias është i përbërë “nga ekspertë të pavarur që kanë arritur famën nëpërmjet eksperiencës së tyre në institucionet demokratike ose nëpërmjet kontributit të tyre në zgjerimin e ligjit dhe shkencës politike” (neni 2 i Statutit të rishikuar).
Anëtarët janë akademikë të lartë, veçanërisht në fushat e së drejtës kushtetuese dhe ndërkombtare, gjygjtarë të gjykatave të larta dhe kushtetuese apo anëtarë të parlamenteve kombtare. Duke vepruar mbi Komisionin në kapacitetin e tyre individual, anëtarët emërohen për katër vjet nga vendet pjesmarrëse.
Shtetet anëtare
Të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës 1 janë anëtarë të Komisionit të Venecias; për më tepër, Kyrgyzstan u përfshi në Komision në 2004, Kili në 2005, Republika e Koresë në 2006, Moroku dhe Algjeria në 2007, Israeli në 2008. Komisioni kështu ka 53 anëtarë të drejta të plota në tërësi. Tunizia u ftua kohët e fundit të bëhet anëtare e Komisionit Bjellorusia është një anëtar i asociuar, ndërsa Argjentina, Kanadaja, Selia e shenjtë, Japonia, Kazakistani, Kazakhstan, Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uruguai janë vëzhgues. Afrika e Jugut ka një status bashkëpunimi të veçantë i njëjtë më ato të vëzhguesve.
Komisioni Evropian dhe OSBE/ODIHR marrin pjesë në sesionet plenare të Komisionit.
Aktivitetet e Komisionit
Puna e Komisionit për demokraci nëpërmjet ligjit ka si synim të mbështesë tre parimet e trashëgimisë kushtetuese Evropiane: demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor – guri themelor i Këshillit tëEvropës. Sipas rastit, Komisioni punon në katër zonat kryesore:
• Asistenca kushtetuese
• Zgjedhjet dhe referendumet
• Bashkëpunimi më gjykatat kushtetuese
• Studimet transnacionale, raportet dhe seminaret
Këshilli i Evropës ka 47 shtete anëtare: Andora, Armenia, Austria, Azerbaixhani, Belgjika, Bosnja and Hercegovina, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Hollanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Kroacia Letonia, Liechtenstein, Lituania, Luksemburg, ”Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ”, Malta, Moldavia, Monaco, Mali I Zi, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Polonia, Republika Çeke, Qipro, Portugalia, Rumania, Federata Ruse, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Shqipëria Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina.
Last updated 2008-10-17 06:40:00
|