Të krijojë transparencë në sektorin audiovizual europian
Të sigurojë shërbime informacioni për ekspertët në fushën e Radio-Televizionit..
Një sfidë për Europën
Sektori audiovizual është një prej sektorëve me rritje më të shpejtë të ekonomisë europiane si dhe një nga tregjet globale kryesore. Ndërkombëtarizimi dhe integrimi i peisazheve mediatike kombëtare, i nxitur nga një progres i shpejtë teknik, le të kuptohet qe sektori audiovisual sot qëndron përmbi degët e tjera të ekonomisë.
Dinamizmi, përmasat dhe diversiteti i pabesueshëm i sektorit, përvec potencialit gjigand, paraqesin në të njëjtën kohë dhe disa sfida për aktorët e përfshirë në të. Një nga këto sfida është përceptimi i sektorit audiovisual ose i pjesëve të tij përbërëse, përtej kufijve gjuhësore, kulturore dhe kombëtare. Një përceptim i tille mbështetet në një informacion të besueshem, nevoja për të cilin nuk ka qenë kurrë më e madhe sesa sot.
Transparencë nëpërmjet informacionit
Sipas Statutit të tij, « qëllimi i Observatorit Audiovizual Europian do të jetë përmirësimi i transmetimit të informacionit brenda industrisë audiovizuale, promovimi i një kuptimi më të qartë për tregun si dhe një transparencë më e madhe. Duke vepruar kësisoj, Observatori i kushton një vëmendje të veçantë sigurimit të një informacioni të besueshem, kompatibël dhe të krahasueshëm ».
Misioni i Observatorit është kësisoj i përcaktuar qartë : të përmiresojë transmetimin dhe aksesin ndaj informacionit. Arritja e këtij qëllimi nënkupton pajisjen me informacion dhe zhvillimin e shërbimeve të informacionit të cfarëdolloj formati, sipas nevojave të specialistëve audiovizualë.
Fushat e Aktivitetit dhe Përgjegjësisë
Aktiviteti i Observatorit në sektorin audiovizual bazohet në një përkufizim pragmatik të ketij të fundit. Në fushat kryesore të intëeresit bëjnë pjesë :
Filmi
Televizioni
Video/DVD dhe fusha të tjera të këtij lloji në zhvillim
Media e Re
Në këto 4 sektorë, Observatori siguron shërbime informacioni në fushat e mëposhtme :
Marketing dhe statistikë
Legjislacion
Produksioni dhe financimi i tij
Për aq sa i takon shtrirjes gjeografike, Observatori monitoron, regjistron dhe analizon zhvillimet në Shtetet Anëtare. Përvec kesaj, nqs gjykohet e arsyeshme nga një këndvështrim praktik, mund të përfshihen dhe vende të tjera të rëndësishme për Europën.
Shërbimet e Informacionit dhe Grupet e Targetuara
Etapat e proçesit të pajisjes me informacion përfshijnë : mbledhjen sistematike, dokumentimin dhe përpunimin e informacionit dhe të dhenave, si dhe shpërndarjen e informacionit tek përdoruesi.
Shërbimet e ofruara nga Observatori mund të ndahen në 5 grupe:
Botime shtypi
Publikime online
Shërbime online
Bazat e të dhënave
Konferenca dhe workshope
Grupet kryesore të targetuara nga Observatori janë ekspertët e fushës audiovizuale, duke përfshirë vendimmarrësit në ministri të ndryshme kombëtare, përgjegjës për median, zyrtarët e shtypit të organeve administrative me veprimtari në fushën e medias, gazetarët, kërkuesit shkencorë, avokatët dhe këshilltarët.