coe_logo
  

 

 

Emri :




Zanafilla dhe krijimi i Qendrës Veri-Jug

Bekgraundi: Deklarata e Lisbonës

Qendra Veri-Jug ishte rezultat i një proçesi të filluar në vitin 1984, kur parlamenti portugez mbajti konferencën « Veri – Jug : Roli i Europës » të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.  Deklarata e Lisbonës qe u miratua në përfundim të konferencës hodhi idenë e një fushate informimi publik mbarëeuropiane mbi ndërvarësinë dhe solidaritetin midis Veriut dhe Jugut.

Fushata u lançua në vitin 1988 me mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Europës dhe të Parlamentit Europian. Ajo përfundoi me një Konferencë Europiane të parlamentarëve dhe OJQ-ve europiane (Madrid, 1-3 Qershor 1988) në të cilën u miratua i   ashtuquajturi Apel i Madridit.

Apeli i Madridit hodhi themelet për një dialog dinamik midis Veriut dhe Jugut në frymën e respektimit të demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor. Ai theksoi faktin qe fatet e vendeve të Jugut ishin të lidhura ngushtë me të ardhmen e vendeve të Veriut, që të gjithe kombet janë të ndërvarur nga njëri-tjetri (koncepti i ndërvarësisë) dhe se kooperimi dhe solidariteti Veri-Jug duhet të shtohej akoma me tepër në mënyrë që të gjithë njerëzit në botë të gëzojnë një zhvillim të drejtë, të balancuar dhe të qëndrueshëm.

Nënshkruesit e Apelit të Madridit iu bënë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Europës t’u japin prioritet këtyre politikave. Ata iu rekomanduan qeverive europiane të promovojnë  një fushatë sensibilizimi publik në lidhje me çështjet e zhvillimit për të informuar publikun e gjerë mbi faktin e ndërvarësisë dhe nevojën për solidaritet, si dhe nxitën parlamentarët dhe OJQ-të europiane për të punuar së bashku në hartimin e strategjive të përbashkëta.

Qeveria portugeze propozoi ngritjen e një Qendre Europiane për Ndërvarësinë dhe Solidaritetin Global, propozim i cili u mbeshtet me një rekomandim të Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Europës në janar të vitit 1989.

Baza : Rezoluta (89)14 e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

Të gjithë këto rekomandime luajtën rolin e një katalizatori natyror për ngritjen e Qendrës Veri-Jug për të monitoruar fushatën dhe për të siguruar vazhdimësinë e këtij kooperimi të paprecedent ndërmjet OJQ-ve, parlamenteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Si rezultat në bazë të Rezolutës (89)14 të miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës në 16 nëntor 1989, Qendra Europiane për Ndërvarësinë dhe Solidaritetin Global u
hap në Lisbonë në vitin 1990. Ekzistenca e saj u konfirmua me Rezolutën (93)51 të 21 tetor 1993.





Last updated 2008-09-25 09:23:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top