Hyrje
Një histori e shkurtër
Grupi i Bashkëpunimit për të luftuar Abuzimin me Drogën dhe Trafikimi i paligjshëm në Drograt (Grupi Pompidou ) është një organ ndërqeveritar formuar në 1971 në sugjerimin e Presidentit Francez Georges Pompidou.
Fillimisht, ky forum informal konsistoi në shtatë vende Evropiane – Francë, Belgjikë, Gjermani, Itali, Luksemburg, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar –me qëllim ndarjen e eksperiencës së tyre për luftën ndaj abuzimit me drogën dhe trafikimin e droges. Bashkëpunimi u shtri më tej për të përfshirë vende të reja dhe tanimë Grupi Pompidou përmban 35 shtete anëtare.
Në 1980 Grupi u inkorporua një kuadrin institucional të Këshillit të Evropës dhe sot është pjesë e DG III, Drejtoria e Përgjithshme e Kohezionit Social. Fill pas bashkimit me Këshillin e Evropës, Grupi u përqëndrua në një nga cilësitë kyçe të punës së tij : hartimin dhe harmonizimin e informacionit në këtë mënyrë tendecant mund të monitorohen më nga afër.
Që nga 1990, bashkëpunimi teknik u shtri në vende të Evropës qëndrore dhe lindore të cilët nuk janë anëtarë të Grupit Pompidou. Për më tepër, vendet jo evropiane, si Kanadaja dhe SHBA-ja janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë në aktivitetet e shkuara.
Grupi Pompidou sot
Misioni kryesor i Grupit Pompidou është kontributi në zhvillimin e politikave multidisiplinore, inovative, efektive dhe të bazuara në evidencë mbi drogat në vendet e saj anëtare. Ai kërkon të lidhë Politikat, Praktikat, dhe Shkencën dhe të fokusohet në mënyrë të veçantë në realitetet e implementimit lokal të programeve.
Natyra dinamike e fenomenit të drogës ka kërkuar që Grupi të përshtasë rolin e tij në mënyrë që të merret me problemet emergjente dhe ndryshimet në situatën e drogës. Flexibiliteti dhe kapaciteti për inovacion janë dy atributet kyce që kanë asistuar Grupin në arritjen e kësaj sfide.
Kundrejt nje të shkuare ndërkombtare e karakterizuar nga prezenca e shumë vendeve Evropiane dhe organeve ndërkombtare që punojnë me drogat, Grupi Pompidou siguron një forum multidisplinor në nivelin Evropian ku është e mundur për politikë bërësit, profesionistët dhe kërkuesit të diskutojnë dhe të shkëmbejnë informacion dhe ide në të gjithë diapazonin e keqpërdorimit të drogës dhe problemeve të trafikit të saj. Në mënyrë që të kryejë këtë mission, ai përshtat një metodë multidisplinore dhe të integruar për të gjitha problemet e drogës dhe fut metoda pune të ndryshme.
Për më tepër, Grupi Pompidou ndërmerr një rol ndërmjetës mes Vendeve të BE-së dhe ato që nuk janë në BE dhe drejt vendeve fqinjë në rajonin e Mesdheut.
Për shkak të lidhjeve të tij me Këshillin e Evropës ai siguron gjithashtu që rekomandimet e politikave janë konsistente me politikat e publikut siç janë të përpunuara në disa fusha të tjera të punës së Këshillit, siç është shëndeti publik, kohezioni social dhe politikat penale me theks të veçantë në çështjet etike.