coe_logo
  

 

 

Emri :




Ç’është GRECO?

Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GRECO) u krijua në 1999 nga Këshilli i Evropës për të monitoruar përputhjen e Shteteve me standartet e organizatës për antikorrupsionin.

Objektivi i GRECO-s është përmirësimi i kapacitetit të anëtarëve të tij për të luftuar korrupsionin duke monitoruar përputhshmërinë e tyre me standartet Këshillit të Evropës për antikorrupsionin nëpërmjet një proçesi dinamik të zhvillimit të ndërsjellë  dhe influencës së fortë. Ai ndihmon të identifikojë deficitete ne politikat kombtare të antikorrupsionit, përgatit reformat e nevojshme legjislative, institucionale dhe të praktikës. GRECO gjithashtu siguron një platformë për të ndarë praktikat më të mira në parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit.

Anëtarësia në GRECO, e cila është një marrëveshje e pjesshme, nuk kufizohet për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës .Çdo Shtet i cili ka marrë pjesë në hartimin e marrëveshjes së pjesshme mund të anëtarësohet duke bërë kërkesë tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës . Për më tepër, çdo shtet i cili bëhet Palë e Konventës të së Drejtës Civile dhe Penale për Korrupsionin automatikisht bëhet palë e GRECO-s dhe proçedurave të vlerësimit. Aktualisht , GRECO përbëhet nga 44 shtete anëtare (43 Shtetet Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Funksionimi GRECO-s drejtohet nga Statuti i tij dhe nga Rregullorja e Proçedurave. Çdo Shtet anëtar cakton deri në 2 përfaqësues që marin pjesë në takimet plenare të GRECO-s me një të drejtë të votës; çdo anëtar siguron gjithashtu GRECO-n me një listë të ekspertëve të disponueshëm që marrin pjesë në vlerësimet e GRECO-s. Të tjerë organe të Këshillit të Evropës mund të caktojnë gjithashtu edhe përfaqësuesit  (sh. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës). GRECO i ka dhënë status vëzhguesi Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim  (OECD) dhe Kombeve të Bashkuara – përfaqësuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara mbi Drogat dhe Krimet (UNODC). GRECO zgjedh Presidentin e tij, Zëvendës Presidentin dhe anëtarët e Byrosë së tij që luajnë një rol të rëndësishëm në dizenjimin e punës së GRECO’s dhe mbikqyrjes së proçedurave të vlerësimit.

Komiteti Statuor i GRECO-s përbëhet nga përfaqëses të Komitetit të Ministrave të Shteveve Anëtare që janë anëtarësuar në GRECO dhe nga përfaqësues të caktuar në mënyrë specifike nga anëtarë të tjerë të GRECO-s. Ai është kompetent për të miratuar buxhetin e GRECO-s. Ai ka fuqi gjithashtu për të nxjerë një deklaratë publike nëse vlerëson se një shtet anëtar ndërmerr veprim të pamjaftueshëm në respekt të rekomandimeve të drejtuara prej tij.

Statuti i GRECO-s përcakton një proçedurë master-tip, i cili mund të adaptohet me instrumentat e ndryshëm ligjorë në rishikim e sipër (shiko “Si punon GRECO”).

GRECO, i cili ka selinë në Strasburg, asistohet nga një Sekretariat, kryesuar nga një Sekretar Ekzekutiv, që caktohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.


Last updated 2008-09-22 06:00:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top